Atentati në Lezhë / Vritet Kreshnik Mujeci bashkë me gruan, në 2016 u përfshi në vrasjen e Gent Mëhillit

Kronike

Publikuar: 26/04/2026

Atentati në Lezhë / Vritet Kreshnik Mujeci bashkë me gruan, në 2016 u përfshi në vrasjen e Gent Mëhillit

Të shtëna më armë zjarri raportohen në Balldren të Lezhës, ku sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë humbur jetën. Ata janë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshorja e tij. Burime pranë vendngjarjes bëjnë me dije se është se është qëlluar në drejtim të një automjeti tip “Audi”, ngjyrë e zezë. Kanë qenë mbi 30 plumba të qëlluar drejt makinës së Kreshnik Mujecit dhe gruas së tij.

(Kreshnik Mujeci)

Mësohet se viktima, Munjeci, ishte i përfshirë më parë në vrasje, ngjarje e ndodhur në vitin 2016. Vëllezërit Lin, Jozef dhe Kreshnik Mujeci akuzohen se kanë vrarë Gegë Mëhillin i njohur edhe si Gent Mëhilli apo Gent Pjetri në në rrugën Shkodër Velipojë.

Për vrasjen e Mhillaj ndodhet në burg Jozef Mujeci. Megjithatë, nuk dihet nëse atentati sot ka lidhje me të shkuarën e tij. 

Siç shihet edhe në pamjet nga vendngjarja, mejti luksoz është bërë shoshë dhe shenjat e plumave duken në anën e majtë të automjetit dhe në anën e shoferit. Autorët dyshohet se kanë vepruar me dy automjete. Ngjarja ka ndodhur pak minuta larg banesës së viktimës. 39-vjeçari ka qenë duke lëvizur në rrugën që të çon drejt banesës së tij.

Ngjarja e 2016

39-vjeçari, i cili mbeti viktimë e një atentati sot brenda makinës së tij, ku udhëtonte me bashkëshorten në Balldren të Lezhës, është një emër i njohur për policinë. Kreshnik Mujeci së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Mujeci, akuzohen se vranë në 6 tetor të vitit 2016 Gegë Mëhillin (i njohur edhe si Genc Mhillaj apo Gent Pjetri).

Ngjarja ndodhi në rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pranë vendit të njohur si Mali i Jushit. Njëri prej vëllezërve, Jozefi, u arrestua një ditë pas ngjarjes kriminale, teksa ishte 21 vjeç.

Në tetor 2017, Kreshnik Mujeci dhe vëllai i tij, Jozef Mujeci janë arrestuar si të dyshuar për “vrasjen me paramendim” të shtetasit Genc Mhillaj, i cili pasi është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër ka ndërruar jetë, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016. Pasi janë dërguar në gjykim për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”, më nëntor 2018, janë deklaruar të pafajshëm nga Gjykata e Shkodrës.

Në të njëjtin vendim është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i tyre. Prokuroria e ka ankimuar vendimin, ankim që është rrëzuar nga Apeli një vit më vonë. Ndërsa më tetor 2024, Gjykata e Lartë e ka kthyer çështjen për rigjykim në Apel.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një sherri të një dite më parë të asaj kohe. Kreshnik Mujeci së bashku me vëllezërit e tij, i kishin prerë rrugën kamionit me të cilin Mhillaj transportonte miell dhe e qëlluan me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.