Pas takimit të Salianjit me demokratët e Elbasanit, Berisha e pranon: Këtu je i përjashtuar, i thashë!

Politikë

Publikuar: 25/04/2026

Pas takimit të Salianjit me demokratët e Elbasanit, Berisha e pranon: Këtu je i përjashtuar, i thashë!

Për një kohë të gjatë, Sali Berisha dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike janë shprehur publikisht se Ervin Salianji është vetëpërjashtuar nga partia, për shkak të turit të takimeve që ka nisur me demokratët.

Por, në bashkëbisedimin e sotëm me ndjekës në rrjetet sociale, Berisha pranoi për herë të parë se, në fakt, ishte ai vetë që e ka përjashtuar Salianjin, pas takimit që ish deputeti i PD kishte organizuar me demokratët e Elbasanit.

“Verën e kaloi me Ergys Agasin në dreka dhe darka, në një kohë kur unë Gys Agasin e kisha sulmuar me qindra herë. Shkoi në Durrës dhe mblodhi eksponentë të PD që tradhtuan PD dhe nuk punuan asnjë ditë në fushatë. Apo që punuan për PS. Në Elbasan sallën ia mbushi Suel Çela. Këtu je i përjashtuar i thashë, këtu është vija e kuqe. Në mënyrë të çuditshme edhe ky përsëri fatin e Lul Bravës do të ketë”, tha Berisha.