“Më rrezikohet jeta…”, Durim Bami trasferohet në burgun e Fushë Krujës

Kronike

Publikuar: 18/04/2026

“Më rrezikohet jeta…”, Durim Bami trasferohet në burgun e Fushë Krujës

Durim Bami, i konsideruar si i “forti” i Niklës është trasferuar nga paraburgimi 313 në Tiranë në qelitë e burgut të Fushë Krujës.

Pas ekstradimit nga Dubai, Durim Bami pretendoi se i rrezikohej jeta, pasi ishte vendosur në të njëjtin paraburgim që ndodheshin dhe personat që kishin bërë plane për ta vrarë.

Bami akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK ai akuzohet se po përgatiste planin për të vrarë ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ndërsa në 2021 Bami bashkë me Endrit Doklen dhe Marklen Hakën planifikoi vrasjen e Tori Xhecukës dhe Erigers Mihasit (u vra më vonë), lidhje të Ervis Martinaj.

SPAK e akuzon Bamin edhe për kultivim të hashashit në Nikël dhe Bubq të kryer në bashkëpunim me ish-oficerin e forcave RENEA, Altin Morina.