“Kemi gjetur shumë dokumente interesante në lidhje me UFO-t”, Trump: Do të publikohen shumë shpejt

Botë

Publikuar: 18/04/2026

“Kemi gjetur shumë dokumente interesante në lidhje me UFO-t”, Trump: Do të publikohen shumë shpejt

“Ne gjetëm shumë dokumente, shumë interesante, duhet ta them, dhe publikimet e para do të fillojnë shumë, shumë shpejt, në mënyrë që ju të mund të shihni vetë nëse këto fenomene janë reale”, u tha Trump mbështetësve gjatë një eventi të organizuar nga organizata konservatore Turning Point USA në Phoenix, Arizona.

Në shkurt, Trump urdhëroi agjencitë amerikane të fillonin publikimin e të dhënave qeveritare në lidhje me objektet fluturuese të paidentifikuara dhe mundësinë e jetës jashtëtokësore, duke përmendur interesin publik për këtë temë.