Abuzimi me fondet e IPARD, administratori i “CMC”, Reni Ashiku, paraqitet në SPAK

Aktualitet

Publikuar: 16/04/2026

Abuzimi me fondet e IPARD, administratori i “CMC”, Reni Ashiku, paraqitet në SPAK

Administrator i Converse Management Consulting (CMC), Reni Ashiku, është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjte, në Prokurorinë e Posaçme SPAK.

Ashiku, pritet të merret në pyetje në lidhje me hetimet për dyshime abuzimi me fondet IPARD.

Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë.