E la dashnorja, zonja Pretenca e shqetësuar për Endri Meksin që e ktheu MCN-në në hotel: Institucionet e drejtësisë duhet t’a marrin seriozisht

Dosje rozë

Publikuar: 09/04/2026

E la dashnorja, zonja Pretenca e shqetësuar për Endri Meksin që e ktheu MCN-në në hotel: Institucionet e drejtësisë duhet t’a marrin seriozisht

Gazetarja Klodiana Lala, e njohur si zonja Pretenca, ka shprehur shqetësimin për situatën ku ndodhet pronari i MCN, Endri Meksi, i cili disa ditë më parë deklaroi në televizionin e tij se kishte pasur një lidhje me një punonjëse të MCN, e cila ka vendosur t’a ndërpresë këtë raport pas tre vitesh me sa duket për të vijuar me dikë tjetër, të cilin Meksi e sulmoi me mediat e tij. Pas ndarjes dramatike, Meksi tha se ka pasur kërcënime.

Fillimisht gjithçka u duk si një shaka. Por, Meksi theksoi me një çehre serioze se pas ndarjes me punonjësen e televizionit të tij ishte ndarë edhe me gruan. Jo vetëm kaq. Meksi tha se flinte në MCN duke nënkuptuar se e kishte kthyer televizionin në hotel, ku punojnë shumë gra dhe vajza të nderuara. Me këtë telenovelë reale është solidarizuar edhe zonja Pretenca.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zonja Pretenca ka pohuar se institucionet e drejtësisë duhet t’i marrin serizosisht kërcënimet ndaj Endri Meksit, i cili përmes disa faqesh anonime që kontrollon po i bën shantazh zonjës për dashurinë e humbur, duke e paralajmëruar se do t’i publikojë identitetin me qëllim për t’a denigruar. Vetëm kjo dilemë, pra denigrimi ose jo i zonjës, mund t’a vërë seriozisht në rrezik Meksin, i cili disa muaj më parë ka shpëtuar për një fije nga një ish ministër i Brendshëm, i cili shkoi i armatosur poshtë MCN, ngjarje të cilën Meksi sigurisht që nuk e denoncoi.

Ana komike e kësaj drame shpirtërore është fakti se Endri Meksi, me disa dosje në SPAK, fton çdo natë në televizionin e tij analistë, gazetarë, juristë, politikanë etj., të cilëve u kërkon që t’i bëjnë thirrje drejtësisë që të veprojë. Duke i vënë në siklet të madh, ata, për inerci i bëjnë thirrje drejtësisë të veprojë. Po drejtësia ku hyn këtu?! Më shumë se një çështje drejtësie kjo duket si një çështje psikiatrie!

Diskutimet në studio

Klodiana Lala: Meksi ka bërë një kallëzim penal në polici dhe më pas në Prokurori. Ka pretenduar për kërcenim të mundshëm ndaj tij në ambientet e televizionit, ku ushtrojnë aktivitetin gazetarë dhe profesionisë. Heshtja e institucioneve është shqetësuese. Duhet që institucionet e drejtësisë ta marrin seriozisht. Duhet reagim i shpejtë institutional, marrja në pyetje e personave, marrja dhe sekuestrimi i pamjeve, kqyrja e qelizave telefonike. Heshtja institucionale nuk duhet të jetë një opsion. Shpesh i relativizojmë rastet.

Eugen Beci: Kur paraqitet një kallëzim penal, Prokuroria ka 15 ditë afat të verifikojë a ka vepër penale. Sa më shpejt të kryhen verifikimet aq më të mira dhe objektive gjenden provat.

Ylli Rakipi: Presim që Prokuroria dhe policia ta hetojnë dhe të kthejnë një përgjigje.

Eugen Beci: Nëse është një person që ka një media në dorë, një status dhe rol në shoqëri dhe zvarritet, medo çfarë heqin qytetarët e thjeshtë.

Preç Zogaj: Sidomos kur është një kallëzim për kërcënim.