Çfarë po ndodh me Hatin, policia i sekuestron BMW-në luksoze ngjyrë rozë në mes të Tiranës!

Show Biz

Publikuar: 07/04/2026

Çfarë po ndodh me Hatin, policia i sekuestron BMW-në luksoze ngjyrë rozë në mes të Tiranës!

Mesa duket telashet për një nga vajzat më të famshme të TikTok, nuk paskan fund.

Pas problemeve me fotot e krijuara me AI, që e çuan deri në Komisariat Hatixhe Brikën, ose e njohur ndryshe thjesht si Hati, duke se ajo nuk po gjen qetësi.Ditën e sotme policia e kryeqytetit e ka ndaluar atë në zonën e Medresesë dhe i ka sekuestruar automjetin e saj luksoz.

Një video e publikuar nga joq tregon momentin kur dhe BMW-ja rozë e Hatit është duke u ngarkuar në karrotrec. Ne pamje shihet po ashtu edhe influencierja e cila është duke komunikuar me efektivët e policisë.

Ende nuk është bërë e qartë arsyeja e sekuestrimit të automjetit, nëse lidhet me dokumentacionin, shkelje të rregullave të qarkullimit apo ndonjë problem tjetër ligjor.