Hoxha influencer Ahmed Kalaja lyen flokët, përplasje në distancë me Lolitën

Dosje rozë

Publikuar: 05/04/2026

Hoxha influencer Ahmed Kalaja lyen flokët, përplasje në distancë me Lolitën

Pas ish deputetit Selami Jenisheri, edhe hoxha influencer dhe showman Ahmed Kalaja është shfaqur me look të ri, duke lyer flokët. Ditët e fundit, teksa promovon dhe reklamon biznese të ndryshme, hoxha Ahmed Kalaja befas është shfaqur me flokë të lyera, në përpjekje për të fshehur gjurmët e moshës.

(Ahmed Kalaja me flokë të lyera)

Nuk dimë nëse lyerja e flokut lejohet në parimet e fesë islame, por Kalaja nga ana tjetër është shfaqur herë pas here edhe duke ekspozuar luksin, duke sfiduar madje edhe gruan e Elvis Naçit dhe Hatin.

(Ahmed Kalaja me flokë të palyera)

Imami Ahmed Kalaja, i kthyer në një star i rrjeteve sociale, herë pas here ekspozon makina të shtrenjta dhe motorra. Kohë më parë, Kalaja është shfaqur me një Porsche super luksoz në rrjetet sociale, për të thënë se çfarë lutje duhet të bëjmë kur hipim në makinë. Luksi i tepruar konsiderohet haram nga gjitha besimet çka duket se e kompromenton figurën e hoxhës.

Në janar të vitit 2022, Kalaja ka hapur edhe një servis makinash me emrin ‘Makina e lumtur’. Kalaja ka edhe disa prona te Rruga e Kavajës. Ndërkaq, javët e fundit Ahmed Kalaja është përplasur në distancë me faqen e njohur satirike në rrjetet sociale, Lolitën.

Disa ditë më parë Lolita e ka akuzuar hoxhën Ahmend Kalaja për sulme ndaj faqes së saj, me qëllim për të fshirë disa postime që me sa duke nuk i pëlqenin hoxhës. Veprime të tjera duket se implikojnë Ahmend Kalanë në censurim dhe veprimtari kinernetike.

Më tej, Lolita ka postuar një faqen e saj linkun e një videoje në youtube, ku hoxha Ahmed Kalaja nxiste myslimanët për të luftuar në Siri. Nxitja e shqiptarëve për të marrë pjesë në konflikte të huaja përbën vepër penale dhe parashikohet në Kodin Penal.

Ndërkaq, Kalaja është marrë edhe i pandehur nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, kryer në bashkëpunim, një vepër që parashikon dënim me gjobë ose deri në tre vite burg.

Kalaja, i cili drejton xhaminë “Dine Hoxha” në rrugën e Kavajës, akuzohet se ka penguar hetuesit gjatë një operacioni të drejtorisë së antiterrorit në vitin 2022, duke refuzuar të dorëzojë pamjet e kamerave të sigurisë të vendosura në ambientet e xhamisë.

Hetimet kishin të bënin me persona që dyshohej se shpërndanin fletushka me përmbajtje që nxisnin urrejtjen dhe përçarjen mes besimtarëve. Kalaja mohoi akuzat, duke e quajtur çështjen një “keqkuptim” dhe duke theksuar se ka qenë bashkëpunues me autoritetet në çdo hap të procesit.