VENDIMI/ Akuzohej për blerje vote me 500 euro, GJKKO dënon të pandehurin Marim Leka, ja sa burg do vuajë!

Aktualitet

Publikuar: 02/04/2026

VENDIMI/ Akuzohej për blerje vote me 500 euro, GJKKO dënon të pandehurin Marim Leka, ja sa burg do vuajë!

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor dhe dënoi me 14 muaj burgim të pandehurin Marim Leka, i akuzuar për veprën penale të “korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Sipas vendimit nr. 27, i ditës së djeshme (1 prill 2026), gjykata fillimisht caktoi një dënim prej 1 vit e 9 muaj burg pas pretencës së SPAK, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me një të tretën, duke u përcaktuar përfundimisht në 1 vit e 2 muaj.

39-vjeçari nga Lushnja akuzohej se gjatë zgjedhjeve të 11 majit 2025 ofronte 500 euro për blerjen e votës. Vuajtja e dënimit nis nga dita e arrestimit ose ndalimit të tij.