Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 66-vjeçari në Berat! Çfarë u gjet gjatë kontrolleve nga policia

Aktualitet

Publikuar: 02/04/2026

Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 66-vjeçari në Berat! Çfarë u gjet gjatë kontrolleve nga policia

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia në Berat për armëmbajtje pa leje. Sipas policisë, shtetasi B. T mbante në një magazinë një pushkë, një çifte dhe municion luftarak, të cilat i posedonte pa leje.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat goditën një rast të mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak.

Si rezultat i veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi B. T., 66 vjeç, banues në fshatin Galinë, Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në magazinën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri (pushkë), 1 armë gjuetie (çifte), si dhe municion luftarak, të cilat ky shtetas i posedonte pa leje.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.