Pas përfundimit të mbledhjes të socialistëve, kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka bërë publike vendimet që u morën dhe çështjet që u diskutuan.
Gjatë fjalës së tij Rama u ndal edhe tek Paketa e Maleve, ku u vendos ultimatum kryebashkiakëve se nëse duan që të rikandidojnë duhet të sjellin në tryezë minimalisht 10 kontrata të firmosura për Paketën e Maleve.
Në të kundërt sipas tij, nuk mund të rikandidojnë edhe “sikur të kenë bërë mrekullira”.
Ne kemi kaluar nga të fundit, në të parët për prokurimet publike. Shërbimet po ashtu, e-Albania ka ndryshuar jetën e njerëzve, ky është fakt. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar atë proces. Është shumë e rëndësishme që në këtë proces me përzgjedhjen e organizatës të mos jetë një procedurë formale”, u shpreh kryeministri.