Kërkoi rikthimin e celularëve të sekuestruar nga SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e zyrtares së policisë

Aktualitet

Publikuar: 27/03/2026

Kërkoi rikthimin e celularëve të sekuestruar nga SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e zyrtares së policisë

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ervina Gjanës, zyrtare e lartë e Policisë së Shtetit, që kërkonte rikthimin e celularëve dhe pajisjeve të tjera kompjuterike, të sekuestruara nga SPAK në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Gjana pretendonte se sekuestrimi i pajisjeve është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye, duhet ti ktheheshin. 

Por si GJKKO ashtu dhe Apeli i Posaçëm e rrëzuan kërkesën e saj.