Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Ruben Saraivan për vrasjen e Ardian Nikulajt, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Shëngjin.
Sipas vendimit, Saraivan u shpall fajtor për ekzekutimin e Nikulajt, një krim që tronditi opinionin publik. Seanca gjyqësore u mbajt nën masa të rrepta sigurie, ndërsa të pranishëm ishin edhe familjarë të viktimës.
Hetimet zbuluan rrethanat e krimit dhe çuan në identifikimin dhe arrestimin e autorit, ndërsa procesi gjyqësor përfundoi me dënimin maksimal të parashikuar nga ligji.
Më 3 mars, Prokuroria e Lezhës dha pretencën, duke kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez. Nga ana tjetër, vetë i pandehuri ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme çdo përfshirje në këtë ngjarje, duke kundërshtuar akuzat gjatë gjithë procesit gjyqësor.
Sipas dosjes hetimore, Saraiva akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer për interes ose hakmarrje”, si dhe për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Ngjarja ndodhi brenda hotelit të Nikulajt në Shëngjin, ‘Coral’. Biznesmeni ishte ulur në lokalin e hotelit kur u afrua portugezi me skafandër në kokë duke e qëlluar për vdekje.
Sipas Prokurorisë, vrasja e Nikulajt dyshohet se u porosit nga Edmond Haxhia i cili jeton në Britaninë e Madhe, për motive gjakmarrje. Të përfshirë si ndihmës edhe 4 shtetas britanikë.
Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte vijim i zinxhirit të hakmarrjes që familja e viktimës kanë me fisin Lekstakaj, konflikt i nisur në 1997 duke shkaktuar bilanc me shumë viktima mes dy fiseve.
Portugezi Saraiva erdhi në Shqipëti më 14 Shkurt 2023 një muaj përpara se të ekzekutonte Ardian Nikulajn dhe u larguan mbrëmjen e asaj dite drejt Greqisë. Disa ditë përpara vrasjes erdhën si grup vëzhgimi edhe britanikët Thomas Mithan, Harriet Bridgeman, Harry Simpson. Që të gjithë britanikët u arrestuan në Angli dy javë pas vrasjes bashkë me Edmond Haxhinë.
Gjykata londineze lejoi ekstradimin e tyre në Gusht 2024 por ata janë pritje të vendimit te Gjykatës të Apelit.
Si ndodhi vrasja e Ardian Nikulajt?
Edmond Haxhia ishte porositësi dhe organizatori i atentatit. Sipas policisë, Haxhia ka marrë hak për dajat, Elton e Klodian Lekstakaj, por pavarësisht kësaj, për dy vëllezërit, burime nga grupi hetimor thonë se nuk ka ende asnjë provë që ti përfshijë direkt në ekzekutimin e Ardian Nikuljat, për gjakmarrje. Portugezi, Ruben Saravia ishte ekzekutori i planit, personi i shfaqur me motor dhe jelek fosforeshent i cili qëlloi për vdekje me 7 plumba biznesmenin Ardian Nikulaj, e ndërsa 4 britanikët e tjerë kishin rolin e vëzhguesit.
I pari mbërriti më 14 shkurt, portugezi Saravia, që në zonën e Lezhës u shfaq si turist. Ai ka qëndruar në shtëpinë e Haxhisë, në Kakarriq. Britanikët, mes të cilëve, çifti Harry Simson dhe Harriet Bridgeman, kanë ardhur njëri pas tjetrit në kohë të ndryshme, të gjithë nën kamuflimin e turistëve, por kanë mbledhur informacione mbi lëvizjet e Nikulajt. Një prej tyre Stiven Hunt ka qëndruar për disa ditë edhe në hotelin “Coral” në pronësi të Nikulajt, siç është edhe një moment i fiksuar në kamera, kur hyn natën në hotel dhe gjen rojën në gjumë. Hunt mendohet se ka arritur të depërtojë edhe në sistemin e kamerave të sigurisë së biznesit duke i dhënë grupit mundësinë të vëzhgojë në kohë reale lëvizjet e biznesmenit.
Arratia dhe ekstradimi i Ruben Saraiva drejt Shqipërisë
19 ditë pas vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj, portugezi Ruben Saraiva, u arrestua nga autoritet marokene në një lokal në kryeqytetin Rabat.
Gjatë arrestimit Saraivës nuk iu gjetën dokumente me vete, por dyshimet e hetuesve shqiptar ishin se 28-vjeçari të ketë mbërritur në Marok me dokumente false, pasi me emrin e tij nuk ka dalë në mënyrë të rregullt nga Greqia, vend që e përdori për t’u larguar përmes pikës kufitare të Kapshticës ditën që vrau Ardian Nikulajn, në shoqërinë e anglezit tjetër, Harry Simpson. Portugezi më pas u ekstradua më 31 dhjetor 2023 në vendin tonë.
/pamfleti