Ilir Meta ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO rrëzon kërkesën

Kronike

Publikuar: 24/03/2026

Ilir Meta ofron 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, GJKKO rrëzon kërkesën

Ilir Meta ka ofruar 50 mijë euro garanci për të lënë qelinë, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.

Kujtojmë që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta depozitoi një kërkesë të re në GJKKO, ku kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

Kërkesa u bë vetëm një ditë pasi gjykata vendosi kalimin për gjykim të dosjes penale ndaj Metës dhe disa personave të tjerë, përfshirë Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku.

Procesi ndaj tij lidhet me akuza për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, ndërsa çështja tashmë ka hyrë në fazën e gjykimit në themel.