‘Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare’, Spiropali reagon për ndarjen nga jeta të gazetarit Namir Lapardhaja: Humbje e pazëvendësueshme

Kronike

Publikuar: 19/03/2026

‘Krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare’, Spiropali reagon për ndarjen nga jeta të gazetarit Namir Lapardhaja: Humbje e pazëvendësueshme

Elisa Spiropali ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Namir Lapardhaja, duke e cilësuar humbjen e tij si të pazëvendësueshme.

Në një postim në Facebook, ish ministrja e jashtme e përshkruan Lapardhajën si një njeri të rrallë në realitetin shqiptar.

“Mendimtari, esteti, gazetari, autori, opinionisti, por mbi të gjitha Njeriu Namir Lapardhaja, ishte krijesa më e pasherr në arenën e zhurmshme shqiptare. Largimi i tij, kjo humbje e pazëvendësueshme për familjen, miqtë, kolegët, vendin, është diçka që ndoshta nuk do besohet kurrë se ndodhi. Shpirti iu prehtë në paqen e amshuar!”, shkruan Spiropali.