Kreu i Burgut të Rrogozhinës me shtëpi bari, shpallet në kërkim Bilbil Hasa

Kronike

Publikuar: 19/03/2026

Kreu i Burgut të Rrogozhinës me shtëpi bari, shpallet në kërkim Bilbil Hasa

Policia ka zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në zonën e Peqinit, ku janë sekuestruar rreth 4 mijë rrënjë të kësaj bime narkotike.

Sipas burimeve zyrtare, banesa ku zhvillohej aktiviteti i paligjshëm dyshohet të jetë në pronësi të drejtorit të Burgut të Rrogozhinës, Bilbil Hasa. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga autoritetet dhe u pezullua nga detyra.

Strukturat e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa nuk janë bërë publike ende detaje të tjera mbi mënyrën e organizimit të aktivitetit apo persona të tjerë të përfshirë.