GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci

Kronike

Publikuar: 17/03/2026

GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ku akuzohet kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Bëhet me dije se SPAK, e ka marrë të pandehur Benet Becin të “shkelje të barazisë në tendera”.

Kryebashkiaku socialist i Shkodrës u mor zyrtarisht nën hetim në nëntor të vitit të kaluar (2024) nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për shkelje kur drejtonte Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.