Erkandi i “Onima”  reagon pas arrestimit të Gjestit: Do publikoj videot ku jam kërcënuar

Jetë/stil

Publikuar: 16/03/2026

Erkandi i “Onima”  reagon pas arrestimit të Gjestit: Do publikoj videot ku jam kërcënuar

Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka bërë reagimin e tij të parë të drejtpërdrejtë për incidentin në zyrat e kompanisë.

Përmes një postimi në Instagram, Shabani sqaroi arsyet pse kishte zgjedhur të heshtte deri më tani:

“U detyrova të flas për shkak të një fushate të gjerë mashtrimesh publike.”

Ai e cilësoi veprimin e Gjestit si një krim të qartë brenda zyrave të Onima, duke nënvizuar dëmet e shkaktuara:

“Kjo vepër ka lënë pas vetes pasoja materiale për kompaninë dhe pasoja të rënda psikologjike për stafin, i cili është terrorizuar nën tytën e revoles.”

Shabani bëri të ditur se Gjesti ka pranuar fajësinë para organeve të drejtësisë dhe ka kërkuar falje ndaj palëve të dëmtuara gjatë seancës së fundit gjyqësore. Për këtë arsye, prononcimi publik ishte shtyrë:

“Çështja tashmë ndodhet në duart e gjykatës, prandaj kam preferuar fillimisht të mos prononcohesha publikisht.”

Pronari i Onima ka paralajmëruar gjithashtu një konferencë për shtyp javën e ardhshme, ku do të publikohen:

-Videot e atyre që ai i quan “sulme tronditëse” të Gjestit;


-Raportet financiare që tregojnë se kompania nuk i detyrohet asnjë cent artistit.
Shabani u shpreh:

“Jam i vendosur për të nxjerrë zbuluar ata persona që kanë shpresuar të përfitojnë financiarisht nga ONIMA përmes metodave kriminale. Publikimi i këtyre materialeve është i domosdoshëm jo vetëm për të informuar opinionin publik, por edhe për të ndihmuar hetimet mbi veprimtarinë e artistit dhe menaxhmentit të tij.”

Detajet për datën dhe vendin e konferencës pritet të njoftohen në ditët në vijim. Aktualisht, Gjesti ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh pas incidentit.