Akuzohet për tre vepra penale, zhvillohet seanca e mbyllur gjyqësore ndaj këngëtarit Gjesti

Kronike

Publikuar: 13/03/2026

Akuzohet për tre vepra penale, zhvillohet seanca e mbyllur gjyqësore ndaj këngëtarit Gjesti

Sot është mbajtur seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik “Gjesti”.

Siaps mediave vendase seanca është zhvilluar e mbyllur në institucionet e drejtësisë.

Këngëtari u arrestua më 11 mars, pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se ai dyshohet për disa vepra penale.

“Ku është se kam me e vra”, mësohen detaje të reja rreth mënyrës se si Gjesti kanosi në studion e Onimas

Sipas Prokurorisë, Kelmendi dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja”, si dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Së fundmi detajet e reja që po dalin në dritë rreth arrestimit të reperit Gjesti po marrin përmasa vërtet të frikshme, të denja për skenarë filmash aksion!

Sipas raportimeve të fundit nga emisioni Prive, situata e djeshme në zyrat e kompanisë “Onima” ka qenë shumë më e rëndë dhe dramatike nga sa u raportua fillimisht.

Sipas këtyre burimeve, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka hyrë në ambientet e kompanisë i armatosur dhe në një gjendje tejet të rënduar emocionale.

Ai dyshohet t’i jetë drejtuar stafit të pranishëm me fjalë të rënda dhe kërcënuese, duke kërkuar drejtorin e kompanisë, Erkand Shabani: “Ku është se kam për ta vrarë!”

Në momentin që nuk e ka gjetur aty, në kulmin e këtij shpërthimi nervor, reperi raportohet se ka shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda zyrave.

Ai ka perplasur tavolinat, ka thyer kompjuterët e punës dhe ka shkatërruar xhamat e ambienteve.

Tmerri ka marrë fund vetëm pas ndërhyrjes së shpejte të Policisë së Kosoves. Kur efektivet kanë mbërritur në vendngjarje, thuhet se e kanë gjetur Gjestin ende me armë në dorë. Arma pa leje i eshte sekuestruar menjehere dhe ai është venë në pranga.

Ndonëse burimet tregojnë se konfliktet mes reperit dhe drejtorit të “Onima” ishin të shpeshta prej kohesh, ato ishin mbajtur larg syrit te publikut dhe nuk kishin eskaluar kurre deri ne kete pike.

Megjithatë, pertej veprimit ekstrem dhe të pajustifikueshëm të Gjestit, ky nuk duket te jetë një rast i izoluar për “Onima”.

Raportohet se një numër i madh artistesh të njohur kanë pasur përplasje të ashpra dhe çështje të hapura ligjore me këtë kompani menaxhimi në të kaluarën.