Konflikti në Lindjen e Mesme po bëhet katastrofik – duke shkaktuar vdekjen apo plagosjen e miliona fëmijëve në të gjithë rajonin, tha agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, sipas BBC.
“Që nga fillimi i sulmeve të para SHBA-Izrael ndaj Iranit më 28 shkurt, më shumë se 1 100 fëmijë janë raportuar të plagosur ose të vrarë”, tha dje në mbrëmje UNICEF në një deklaratë.
Sipas deklaratës, kjo përfshin 200 fëmijë të vrarë në Iran, 91 në Liban, katër në Izrael dhe një në Kuvajt.
“Asgjë nuk e justifikon vrasjen dhe plagosjen e fëmijëve, ose shkatërrimin dhe ndërprerjen e shërbimeve thelbësore nga të cilat varen fëmijët”, tha UNICEF.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara përsëriti thirrjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për t’i dhënë fund luftimeve dhe për t’u angazhuar në negociata diplomatike.