Masakra e Gërdecit: GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Kronike

Publikuar: 10/03/2026

Masakra e Gërdecit: GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka rrëzuar kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës nga gjykimi i dosjes “Gërdeci”, ku ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, akuzohet për shpërdorim detyre.

Pasi u mor në shqyrtim kërkesa, u vendos se ajo ishte në papajtueshmëri me afatet procedurale dhe, për pasojë, mosrespektimi i afatit ka sjellë papranueshmërinë e kërkesës së avokatëve.

Përballë saj dhe prokurorit Arben Kraja, avokati Henrik Ligori kundërshtoi disa nga parashtrimet e Prokurorisë së Posaçme.