Gazetaret Klesiana Omeri dhe Esiona Konomi largohen nga Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, zbulohet arsyeja

Aktualitet

Publikuar: 09/03/2026

Gazetaret Klesiana Omeri dhe Esiona Konomi largohen nga Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, zbulohet arsyeja

Dy gazetare profesioniste, shembull i gazetarisë serioze dhe të ndershme, zonjat Klesiana Omeri dhe Esiona Konomi janë larguar Bordi Drejtues i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë. Largimi i dy gazetareve është njoftuar nga vetë AGSH. Sipas burimeve, pas një kontributi disavjeçar në media, gazetarja Konomi ka vendosur të punonjë në një instirucion të pavarur dhe më konkretisht pranë Avokatit të Popullit.

Vitet e fudnit, zonja Konomi ka punuar si gazetare pranë Report Tv, ku gjithnjë ka raportuar me profesionalizëm, korrektësi dhe thellësi, sidomos rreth veprimtarisë së Kuvendit, por edhe institucioneve të tjera kushtetuese dhe grupet parlamentare.

Njoftimi i AGSH-së

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) njofton largimin nga Bordi Drejtues të dy anëtareve themeluese, znj. Esiona Konomi dhe znj. Klesjana Omeri.

AGSH shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të lartë për kontributin e çmuar, përkushtimin dhe rolin e pazëvendësueshëm që Esiona Konomi dhe Klesjana Omeri kanë dhënë në themelimin, konsolidimin dhe forcimin e misionit të organizatës. Angazhimi i tyre ka qenë thelbësor në promovimin e lirisë së medias, mbrojtjen e gazetarëve dhe fuqizimin e standardeve profesionale në vend.

Asociacioni shpreh bindjen e plotë se ato do të vijojnë të kontribuojnë me të njëjtin integritet, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj vlerave të pavarësisë, transparencës dhe shtetit të së drejtës edhe në institucionet e pavarura kushtetuese ku do të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre të reja.

Bordi Drejtues i AGSH ka vlerësuar dhe pranuar dorëheqjen e tyre dhe i falënderon për bashkëpunimin korrekt dhe frymën institucionale që kanë treguar gjatë gjithë angazhimit të tyre. Anëtarët e Asociacionit do të njoftohen në vijim për kohën dhe formën e zëvendësimit të dy anëtarëve të Bordit, në përputhje me statutin dhe rregullat e brendshme të organizatës.

AGSH mbetet e përkushtuar në misionin e saj për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe forcimin e lirisë së medias në Shqipëri.