Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së, Tomor Dosti

Aktualitet

Publikuar: 05/03/2026

Ndahet nga jeta ish-deputeti i PD-së, Tomor Dosti

Është ndarë nga jeta në moshën 96-vjeçare ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Dosti.

Dosti ka qenë dy herë deputet i Partisë Demokratike dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

I lindur në Gjirokastër në vitin 1930, i biri i ish-ministrit Hasan Dostit, më 1991 i bashkohet PD duke vënë në dispozicion të saj kredibilitetin politik e familjar në jugun e Shqipërisë, duke krijuar me Pjetër Arbnorin, Leka Totën, Uran Butkën, Ajet Rusin dhe të vëllain Lekën, një profil të djathtë të partisë së re.

Ai ishte nënkryetar i PD në vitet e para, ndërsa u zgjodh deputet në dy legjislatura 1991-1996, ndërsa më 1998 u tërhiq nga politika aktive.