Vrau Igli Pashollarin në një konflikt të çastit, gjykata lë në burg Buçpapajn. Autori: Jam penduar

Kronike

Publikuar: 04/03/2026

Vrau Igli Pashollarin në një konflikt të çastit, gjykata lë në burg Buçpapajn. Autori: Jam penduar

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 40-vjeçarin Gazmend Buçpapaj, i akuzuar për vrasjen e Igli Pashollarit pas një konflikti të çastit në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 20 shkurt 2026, ku sipas hetimeve paraprake, viktima është qëlluar për vdekje me thikë.

Gjatë seancës gjyqësore, i dyshuari ka shprehur pendesë për veprimin e kryer dhe i ka kërkuar ndjesë familjes së viktimës.

Buçpapaj u arrestua dy ditë më parë në Tropojë, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet. Pas ngjarjes, ai ishte larguar nga Tirana në përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë.

Prokuroria e akuzon 40-vjeçarin për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.