Sali Berisha sërish ka akuzuar gjyqtaren Irena Gjoka, ndaj të cilës ILD nisi një hetim disiplinor.
Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, Berisha tha se ajo është një kriminele, pasi është e dënuar nga gjykatat në Greqi.
“E morët vesh se ILD do të hapë proces disiplinor megjithë dokumentet që ajo është një kriminele e dënuar në gjykatat e Greqisë, se ajo është një kriminele që ka mashtruar me formularët e deklarimit.”, tha Berisha.