Sulmi i paprecedentë drejt vilës së Enver Hoxhës, sot qendër kulture e Art Explora! Artistët e huaj publikojnë momentet kur u hidhen molotovë nga militantët e Berishës

Kronike

Publikuar: 28/02/2026

Sulmi i paprecedentë drejt vilës së Enver Hoxhës, sot qendër kulture e Art Explora! Artistët e huaj publikojnë momentet kur u hidhen molotovë nga militantët e Berishës

Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha tashmë është kthyer në një shtëpi pritëse për artistë nga e gjithë bota dhe menaxhohet nga fondacioni francez Art Explora. Mbrëmjen e sotme u sulmua me breshëri molotovësh e mjetesh piroteknike nga militantët e Berishës, një akt ky i paprecedentë.

Rezidentë që prej janarit e deri në muajin mars, në vilën e ish-diktatorit janë 8 artistë të ardhur nga Polonia, Turqia, Kosova, Kina, Bangladeshi, Bosnje & Hecegovina dhe Kosova. Së bashku me ta në vilë ka dhe personel.

Nga pamjet e transmetuara, shihet qartë që në momentin e sulmit brenda kishte njerëz. Brenda ndodheshin 10 persona, 7 prej tyre artistë të huaj dhe 3 të tjerë personel. Ndërkohë artistja nga Greqia Amalia Vekri ka publikuar në profilin e saj në rrjete sociale dhe pamje nga momenti i sulmit me molotovë nga protestuesit e PD.

Të tjerë artistë gjatë ditës në rrjete sociale kanë publikuar momente nga aktivitete të zhvilluara sot brenda në vilë.

Lista e artistëve të huaj rezidentë në vilë

Agnieszka Mastalerz – Poland

Amalia Vekri – Greece

Betül Aksu – Turkey

Dardan Zhegrova – Kosovo

Kemil Bekteši – Bosnia and Herzegovina & Kosovo

Lumturie Krasniqi – Kosovo

Palash Bhattacharjee – Bangladesh

Yao Qingmei – China