Edhe këtë herë ‘grupi i zjarrit’ shoqëron nga pas Sali Berishën nga selia blu drejt kryeministrisë.
Të rinj me maska e kapuçë dhe me çana në krah lëvizin me turmën që kryesohet nga Klevis Balliu, Belind Këlliçi dhe Gjin Gjoni.
Këta persona kujdesen që fytyra e tyre të jetë e fshehur që mos të identifikohen në rastet kur kryejnë akte dhune.
