Rama mbledh qeverinë/ Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit

Politikë

Publikuar: 27/02/2026

Rama mbledh qeverinë/ Balluku, Vengu e Spiropali nuk shkojnë pas shkarkimit

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë.

Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje, e cila zgjati vetëm 30 minuta.

Kujtojmë se mbledhja e djeshme, më 26 shkurt, që zgjati 9 orë, përfundoi me ndryshime në përbërjen e Këshilli i Ministrave.

Belinda Balluku la detyrat e saj në dy funksione, si zv/kryeministre dhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, post që e mbante që nga janari i vitit 2019, për tre mandate radhazi.

Ndryshimet në qeveri:

Albana Koçiu zv.kryeministre – zëvendëson Belinda Ballukun

Besfort Lamallari ministër i Brendshëm – zëvendëson Albana Koçiun

Toni Gogu ministër Drejtësie – zëvendëson Besfort Lamallarin

Ferit Hoxha ministër i Jashtëm – zëvendëson Elisa Spiropalin

Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës – zevendëson Belinda Ballukun

Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes – ikën Pirro Vengu

Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – zëvendëson Toni Gogun.

/Voxnews