Abuzimi me fondet e IPARD/ Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK, e kallëzuar edhe ish-ministrja!

Kronike

Publikuar: 26/02/2026

Abuzimi me fondet e IPARD/ Reni Ashiku i CMC pyetet në SPAK, e kallëzuar edhe ish-ministrja!

Reni Ashiku, një prej njerëzve të besuar të ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, u pyet sot në SPAK lidhur me skandalin e abuzimit me fondet e IPARD.

Ashiku është administrator i Converse Management Consulting (CMC).

Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.

Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.

Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë.

/ Voxnews