Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me dosjen Gërdeci.
Avokati Henrik Ligori kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ligori citoi një vendim të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, ku gjyqtarja e seancës paraprake ka papajtueshmëri që të shqyrtojë çështjen e themelit.
Sipas Ligorit, ka papajtueshmëri mes gjyqtarit të seancës paraprake me gjyqtarin e themelit.
“Nëse do te shqyrtohet nga ju çështja mund të kthehet sërish. Ne kërkojmë përjashtimin tuaj nga ky gjykim”, tha Ligori.
“Ju e keni marre një kërkesë timen për heqjen dore nga ky gjykim?” pyeti gjyqtarja Gjoka.
“Po jemi njohur”, u përgjigj avokati.