“Jemi në tokë tonë”/ Vijojnë përplasjet në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë!

Kronike

Publikuar: 24/02/2026

“Jemi në tokë tonë”/ Vijojnë përplasjet në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë!

Protesta e kësaj të marte në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë është shoqëruar me tensione dhe përplasje pas vendimit të Apelit për pronësinë e tokës.

Mësohet se, situata u përshkallëzua pas vendimit të Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila ka njohur familjen Malaj si pronare të ligjshme të sipërfaqes së tokës në fjalë.

Pas vendimit, banorët kanë tentuar të hyjnë në tokat që pretendojnë se u përkasin, por janë përballur me kordonin policor që ka penguar kalimin e tyre.

“Jemi në tokë tonë, do t’i bllokojmë fadromat për arsye se ka dalë toka jonë”, janë shprehur protestuesit, të cilët kanë arritur të bllokojnë punimet në terren.