Gazetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i televizionit “ABC NEWS” Sokol Balla, i njohur si Kol Kyçi, u paraqit sot në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme, (SPAK). Kol Kyçi është thërritur për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj ish-bashkëshortes së tij, Belinda Balluku.
Kur doli nga dera e SPAK pas 1 ore, Kol Kyçi ishte kaq i turbulluar dhe i trullosur nga pyetjet e hetuesve të BKH dhe prokurorit Dritan Prençi, saqë ngatërroi edhe daljen. Siç duket edhe nga kjo video, gazetari nuk mbante mend më se nga kishte hyrë. Ai drejtohet nga ana e kundërt e derës. Përpiqet të gjejë daljen nga ana e kundërt dhe orinetohet vetëm pas disa sekondash kur kupton se dalja ishte në krahun tjetër. Gazetari nuk foli asnjë fjalë për gazetarët.
Sokol Balla, i njohur si Kol Kyçi, është thirrur në SPAK nga prokurori Dritan Prençi. Ai është marrë në pyetje për më shumë se 1 orë si person që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Kujtojmë se Sokol Balla më parë ka qënë bashkëshorti i Belinda Ballukut. Megjithëse ata kanë qënë të divorcuar, marrëdhënia e tyre ka pasur vijueshmëri.
Nga kjo marrëdhënie Sokol Balla dyshohet se ka përfituar disa pasuri të dyshimta nga biznesmenë të ndryshëm në Tiranë, që përfitonin tendera nga ARRSH-ja dhe degët e tjera të Ministrisë së Infrastrukturës. Prapaskena mëson se përpos të tjerave, Kol Kyçi ka përfituar nga një oligak edhe një apartament me vlerë mbi 500 mijë euro në një nga kullat në Tiranë.
Javët e fundit, gazetari Balla ka sulmuar herë pas here SPAK-un, me sa duket për shkak të hetimeve që e ekspozojnë atë dhe gazetarë të tjerë. Por, sot, hetuesit që asistojnë prokurorin Dritan Prençi mësohet se e kanë sëkëlldisur Kol Kyçin për më shumë se sa një orë me pyetje, bazuar në prova dhe fakte që kanë mbledhur kohët e fundit.