Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

Kronike

Publikuar: 21/02/2026

Lirohet nga qelia ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja është liruar ditën e sotme nga qelia. 

Vendimi u dha këtë të shtunë nga Apeli i Posaçëm Antikorrupsion, nga trupa e gjyqtarëve e përbërë nga Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj.

Gjykata e Posaçme e dënoi me tre vjet, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar u konvertuan në dy vite burgim.

Çyrbja ka qenë deputet i PS për Durrësin, për dy legjislatura të Kuvendit.

Ai dha dorëheqjen nga mandati në 10 tetor 2024. Një ditë më pas, Prokuroria e Posaçme ngriti ndaj tij akuzë për shpërdorim detyre, për periudhën kur kishte drejtuar hipotekën e Durrësit.

Ndërsa më 20 tetor ai u arrestua për një tjetër hetim, nën dyshimet se kishte dekonspiruar aksionet policore, kishte nxjerrë të dhëna nga TIMS dhe informacione të tjera për të ndihmuar personat në kërkim që të mos kapeshin.