‘Grupi i zjarrit’ në aksion, mes tyre edhe ish gjyqtari i korruptuar Gjin Gjoni! Me çadra për të fshehur fytyrat! Shoqërojnë Berishën nga pas me çanta me molotov

Aktualitet

Publikuar: 20/02/2026

‘Grupi i zjarrit’ në aksion, mes tyre edhe ish gjyqtari i korruptuar Gjin Gjoni! Me çadra për të fshehur fytyrat! Shoqërojnë Berishën nga pas me çanta me molotov

Nuk mund të mungonte as në këtë protestë ‘grupi i zjarrit’ “i rekrutuar” nga Partia Demokratike. Të rinj të maskuar me kapuça e duke përdorur çadrat për t’u mos ekspozuar përpara kamerave, janë shoqëruesit e Berishës gjatë mbërritjes së tij përpara kryeministrisë.

Pjesë e tyre edhe deputeti Gjin Gjoni, simbol korrupsionit në drejtësj. Në krahë gjithashtu kanë dhe çantat ku siç ka rezultuar dhe më parë, janë të mbushura me shishe molotov që hidhen drejt godinave të shtetit e akoma më keq drejt efektivëve të policisë.

Protestuesit kanë hedhur molotovë edhe në drejtim të autobotëve të policisë. Pas kësaj, policia ka hedhur ujë dhe gaz lotsjellës, çka ka detyruar kryedemokratin Sali Berisha të vërë sërish maskën anti-gaz.

“Këta qeveritarë janë shndërruar në një bandë hajdutësh e kusarësh. Bëjnë ligje për të mbrojtur paratë që kanë vjedhur. “Edi Rama është i pashpresë. Dy janë ata që hedhin, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminel të klasit të lartë që do ndëshkohen me forcën e ligjit. Skenarët ndryshojnë”, tha Berisha.

Shkëlzen Berisha nuk i ndahet Arjan Ndojës

Në dy protestat e fundit të PD, Shkëlzen Berisha është shfaqur në shoqërinë e deputetit të PD, ish-prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja. Kujtojmë se Ndoja gjatë kohës që ushtronte detyrën iu bë një atentat nga bota e krimit, ndërkohë që ishte në shoqërinë e një të kërkuari dhe kontigjenti kriminal. Se çfarë e bashkon Shkëlzen Berishën me Arjan Ndojën është e paqartë, por e sigurt nuk është se diskutojnë si intelektualë të pavarur.