Personi që shihni në foto është Egli Pashollari, i cili humbi jetën, pas një sherri në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë.
Sipas të dhënave të para, i riu është qëlluar me thikë pas një sherri të ndodhur brenda një lokali.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të krimit.
Në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, afër një fast-food Egli Pashollari është goditur me mjet prerës dhe ka humbur jetën kur ka mbërritur në spital.