Berisha paralajmëron policinë: Skenarët ndryshojnë, Rama i pashpresë!

Politikë

Publikuar: 20/02/2026

Berisha paralajmëron policinë: Skenarët ndryshojnë, Rama i pashpresë!

Numri i qytetarëve që po marshojnë drejt Parlamentit këtë herë është më i lartë, kjo edhe prej faktit se Berisha është pjesë e turmës.

Gardh metalik është vendosur përgjatë gjithë perimetrit të Kryeministrisë apo godinave të tjera në bulevard.

“Këta qeveritarë janë shndërruar në një bandë hajdutësh e kusarësh. Bëjnë ligje për të mbrojtur paratë që kanë vjedhur”, tha Berisha në një moment drejtuar efektivëve të Policisë.
“Edi Rama është i pashpresë. Dy janë ata që hedhin, Ilirjan Proda dhe Sokol Bizhga, dy kriminel të klasit të lartë që do ndëshkohen me forcën e ligjit”, theksoi ai, duke shtuar se “skenarët ndryshojnë”.