‘Faleminderit, kryeministër’ veteranët e UÇK-së falenderojnë Ramën për ngritjen e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së tek presidenti Trump

Politikë

Publikuar: 19/02/2026

‘Faleminderit, kryeministër’ veteranët e UÇK-së falenderojnë Ramën për ngritjen e çështjes së ish-krerëve të UÇK-së tek presidenti Trump

Veteranët e UÇK-së kanë falenderuar kryeministrin Edi Rama, për fjalën e tij në Bordin e Paqes në Uashingon, ku ndër të tjera ngriti edhe çështjen e ish-udhëheqësve të luftës çlirimtare, të cilët po gjykohen në Hagë.

“Faleminderit, Kryeministër z.Edi Rama”, thuhet në postimin e veteranëve të UÇK-së në rrjetet sociale, krahas videos ku flet kreu i qeverisë shqiptare.