Arrestimi i vëllait të Elda Hotit, Balla i drejtohet Bardhit: Ju e paskeni “narkosin” brenda në shtëpi!

Aktualitet

Publikuar: 19/02/2026

Arrestimi i vëllait të Elda Hotit, Balla i drejtohet Bardhit: Ju e paskeni “narkosin” brenda në shtëpi!

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, përmendi në Kuvend rastin e vëllait të deputetes Elda Hoti, i cili është arrestuar së fundmi në Romë i akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Ai tha se ndryshe nga se do të bënte PD nëse ky rast do t’i përkiste njërit prej deputetëve të PS, ne nuk do të bëjmë asnjë deklaratë.

Imagjinoni sikur ngjarja e ndodhur ndaj familjarëve të një deputeteje të PD ti kishte ndodhur njërit prej PS. Ju do të kishit ardhur këtu do të kishit bllokuar foltoren, do të bërtisnit, në burg, arrestojeni. Është grup i struktura kriminal se vëllai dhe motra. Ç’punë ka motra s çfarë bën vëllai në kuptimin  e ligjit. Nuk keni për të dëgjuar asnjë deklaratë nga ne kështu. Se na doli narkosi vëllai i Elda Hotit. Nuk do ë bëjmë ne asnjë deklaratë, as për rastin në fjalë meqë narkosin  paskeni brenda shtëpisë tuja”, tha Taulant Balla.

Kujtojmë se Markelian Hoti, vëllai i deputetes Elda Hoti, u arrestua ditën e djeshe nga autorietet italiane, në Romës. 

Mediat italiane raportojnë se 27-vjeçari, vëllai i deputetes së PD-së Elda Hoti, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. 

Pas një hetimi të koordinuar nga Interpol dhe skuadra e antidrogës në Romës u bë i mundur arrestimi i tij.