Sali Berisha trumbetoi para zgjedhjeve të 11 majit 2025 se vota e Diasporës do të ishte përcaktuese për rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti. Por, pas numërimit, vota e Diasporës thelloi humbjen e Partisë Demokratike, duke shtuar mandatet e PS. Për fushatën e votës së Diasporës Berisha angazhoi disa figura të PD-së. Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën ishte Jozefina Topalli, e cila ‘fushatën’ e përqëndroi nëpër dyqanet e Milanos.
Koordinator i PD për rregjistrimin e votës së Diasporës ishte Ted Kopliku, i cili u ‘angazhua’ në disa qytete të mëdha dhe kryeqytete të Evropës. Pas një takimi të ‘sukseshëm’ në Bruksel me votues potencialë të PD, Kopliku është filmuar duke urinuar te koshat e mbeturinave. Videoja reflekton angazhimin serioz të kupolës së PD në fushatën për votën e diasporës, rezultatin dhe alibinë për humbjen.
Sali Berisha dhe Jozefina Topalli, ashtu siç edhe pritej, akuzuan Edi Ramën për manipulimin e votës së Diasporës, ndërsa Ted Kopliku, protagonist i kësaj videoje, nuk artikuloi pretendime për rezultatin. Gjithsesi, Kopliku mori 7 mijë vota në listën e hapur të PD-së në Shkodër, rezultat që vështirë se mund t’a arrinin Topalli, Flamur Noka dhe Belind Këlliçi së bashku.