GJKKO ka marrë vendimin dhe ka lënë në burg vëllain e Suel Çelës, Mario Çela. Gjithashtu ka lënë burg edhe Sergej Hasanpapajn. Ata u ekstraduan nga Belgjika.
Mbrëmjen e së enjtes u finalizua ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri i Mario Çelës, kreut të organizatës kriminale në Elbasan. 37-vjeçari Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe krim të organizuar dhe i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22 nëntor 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat”.