Botërori 2026 / Hapen aplikimet për viza, Ambasada amerikane: Posedimi i biletave për ndeshjet, nuk është kusht!  

Aktualitet

Publikuar: 13/02/2026

Botërori 2026 / Hapen aplikimet për viza, Ambasada amerikane: Posedimi i biletave për ndeshjet, nuk është kusht!  

Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë tifozët që planifikojnë të ndjekin nga afër ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2026 në Shtetet e Bashkuara që të nisin aplikimet për viza.

Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi për vizë mund të bëhet në çdo kohë dhe nuk është i kushtëzuar me posedimin e biletës për Kupën e Botës. Procesi i shqyrtimit të aplikimeve zhvillohet në përputhje me legjislacionin amerikan dhe vizat lëshohen vetëm për aplikantët që plotësojnë kriteret ligjore në fuqi.

“Të gjithë tifozët e Kupës së Botës FIFA 2026™ kanë nevojë për dokumente të duhura udhëtimi për të vizituar Shtetet e Bashkuara. Tifozët që kanë nevojë për vizë amerikane, aplikoni SOT! Nuk keni pse të prisni derisa të keni blerë biletat e ndeshjes së Kupës së Botës FIFA 2026™ për të aplikuar për vizë. Ne lëshojmë viza vetëm për aplikantët që kualifikohen sipas ligjit amerikan. Vizitonihttps://al.usembassy.gov/fifa-world-cup-26/ për të filluar aplikimin tuaj.????????”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kupa e Botës FIFA 2026™ do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, ndërsa pritet të tërheqë miliona tifozë nga mbarë bota. Autoritetet rekomandojnë që procedurat e udhëtimit të planifikohen me kohë për të shmangur vonesa të mundshme.