Bardhyl Fusha është personi i armatosur që ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë në zonën e Delijorgjit në Tiranë.
Autori nuk ka arritur të marrë para. Fusha mësohet se është me origjinë nga Librazhdi por që jeton në Tiranë, pasi është futur në institucionin financiar, ka qëlluar një herë në tokë për të trembur punonjësit e bankës në mënyrë që t’i jepnin paratë.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës Muhedin Llagami, duke trembur punonjësit e bankës.
Në vendngjarje ka shkuar edhe një ambulancë, për të garantuar ndihmën e menjëhershme në rast të dëmtimeve, por deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Në foto shihen forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.