Në vend që të ishin goditur të dy penalisht nga SPAK-ut për afera me tendera, mashtrim, kontrabandë, falsifikime dhe pastrim parash, ata vijojnë të ndajnë me njëri-tjetrin paratë publike me tendera siç i ‘qajnë’ ata. Bëhet fjalë për drejtoreshën drejtoresha e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj, e njohur si ‘ustallesha e tenderave’, e dënuar më parë, si dhe për Nadir Çaushollin, i dënuar më parë për skema mashtrimi me ilaçet, simbol i mafies së barnave në Shqipëri.

Që pas emërimit në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, Arlinda Pogaj ka nisur të zbatojë një skemë të frikshme korrupsioni me tendera, ku përmes paracaktimit dhe manipulimit të procesurave tenderuese, ka firmosur dhjetëra milionë euro tendera për figura të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Si sekser kyç dyshohet se shërben bashkëshorti i saj, Edigen Pogaj, punonjës tek Lush Osmani.

Duket se edhe Nadir Çausholli nuk e ka pasur të vështirë për të gjetur rrugën përfitimit ashtu si klientët e tjerë që përlajnë dhjetëra milionë euro me firmën e Arlinda Pogajt. Kjo e fundit ka firmos me pazar në tavolinë një tender me flamur të kuq korrupsioni, me vlerë 160 mijë euro, për kompaninë Albadent Gropup shpk të Nadir Çaushollit për blerje materiale mjekimi të përgjithshme MM1 për Spitalin e Korçës.

Çausholli, i arrestuar dhë dënuar për skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve, e ka kaluar kompaninë në emrin Arjola Çaushollit, pjesë e rrethit të personave që Çausholli përdor për aktivitetin kriminal. Në 4 nëntor 2025, Prokuroria e Tiranës arrestoi ish kreun e FSDKSH, Spartak Zekja, për një skemë mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve me kompaninë CFO Pharma të Nadir Çaushollit.

Prokuroria arrestoi vetëm ushtarin e tij, Frigull Milla, të cilin Çausholli e kishte vendosur administrator pikërisht për të bërë burgun në rast zbulimi nga organet ligjzbatuese. Në vend që t’a referonte dosjen në SPAK si grup i strukturuar kriminal, Prokuroria e Tiranës po e bitis çështjen, duke u mjaftuar me goditjen penale vetëm për njërin bashkëkryetar të grupit, Spartak Zekja, duke lënë të lirë Nadir Çaushollin, ikonën e mafies së ialçeve, skemave të mashtrimit dhe pastrimit të parave.

Ditët e fundit, Arlinda Pogaj ka firmosur një tjetër tender me vlerë 1.4 milionë euro për kompaninë Mektrin Motors të Edmond Shahinit, me objekt blerje autoambulanca për shërbimin e urgjencës për QKUM. Dy kompani kanë paraqitur oferta me shifra dukshëm më të ulëta se sa Mektrin Motors, por tenderi mësohet se ishte paracaktuar për Mond Shahinin. Sipas burimeve pazari për këtë tender është finalizuar nga Mond Shahini dhe Edigen Pogaj, bashkëshorti i Arlinda Pogajt.
Mediat kanë raportuar se Shahini ka qenë nën hetim në Itali për trafik droge dhe kontrabandë makinash në vitin 2008. Shahini përfaqëson një nga linjat kryesore të pastrimit të parave me makina. Ministra, ish ministra, deputetë, drejtorë, gjyqtarë, prokurorë, njerëz të botës së krimit dhe korrupsionit blejnë tek Shanini makina luksoze me çmim më të ulët në letra se sa çmimi real, duke paguar diferencën cash me para të pista.