Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës

Kronike

Publikuar: 10/02/2026

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës

Eduart Biba është oficeri i Policisë së Shtetit që humbi jetën pas një arresti kardiak teksa po drejtonte automjetin në autostradën “Tiranë–Durrës”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 45-vjeçari ka pësuar arrest kardiak gjatë lëvizjes me mjet dhe për pasojë ka humbur kontrollin e automjetit. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas raportimeve Biba ishte me origjinë nga Kodër Rrësheni dhe shërbente si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë Durrës. Ai jetonte prej disa kohësh në Durrës me familjen e tij.

Në autostradën ‘Tiranë-Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi Policia e Shtetit.