Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria te Parlamenti, ku ka tension dhe përplasje mes protestuesve dhe kordonit policor.
Sipas raportimeve, P protestuesit po tentojnë të çajnë kordonin policor, ndërkohë që po zmbrapsen nga uniformat blu.
Gjithashtu protestuesit në shenjë revolte i kanë vënë flakën edhe një koshi mbeturinash që ndodhej anës rrugës.

Më herët u shënuan tensione edhe para Kryeministrisë, ku policia përdori makina me ujë për të shpërndarë turmën, që hoqi barrierën metalike, ndërsa si pasojë e përplasjeve ka mbetur i plagosur një polic dhe një qytetar.