350 mln $ korrupsion me këmbimin valutor, arrestohet njeriu i besuar i Maduros; do të ekstradohet në SHBA

Botë

Publikuar: 05/02/2026

350 mln $ korrupsion me këmbimin valutor, arrestohet njeriu i besuar i Maduros; do të ekstradohet në SHBA

Aleati i ngushtë i ish-presidentit Nicolás Maduro, Alex Saab është arrestuar sërish gjatë një operacioni të përbashkët mes SHBA-ve dhe Venezuelës.

Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë amerikan, i cili konfirmoi se 54-vjeçari pritet të ekstradohet drejt Shteteve të Bashkuara në ditët në vijim.

Bashkë me të, në këtë aksion u prangos edhe Raul Gorrin, pronari i rrjetit televiziv “Globovision”, raporton The Gaurdian.

Arrestimi është shoqëruar me paqartësi dhe reagime kontradiktore teksa avokati i Saab, Luigi Giuliano, i quajti raportimet “lajme të rreme”, ndërsa gazetarë pranë qeverisë në Venezuelë gjithashtu e mohuan ngjarjen.

Nga ana tjetër, kryeparlamentari Jorge Rodríguez tha në një konferencë për shtyp se nuk kishte informacion zyrtar mbi këtë ndalim.

350 mln $ korrupsion me këmbimin valutor, arrestohet njeriu i besuar i

Alex Saab

Ky zhvillim shënon një nivel të ri bashkëpunimi mes autoriteteve amerikane dhe qeverisë së përkohshme të Venezuelës, e drejtuar nga Delcy Rodríguez. Kjo e fundit, dikur zëvendëse e Maduros, tani kontrollon agjencitë e zbatimit të ligjit në vend dhe ka bashkëpunuar me SHBA-të për realizimin e këtij operacioni.

Alex Saab nuk është një emër i panjohur për drejtësinë amerikane. Ai u arrestua në vitin 2020 në Kepin e Gjelbër dhe u mbajt në SHBA për tre vite nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash, ku dyshohet se përfitoi rreth 350 milionë dollarë përmes skemave me kursin e këmbimit valutor.

Ai u lirua në fund të vitit 2023 në kuadër të një shkëmbimi të burgosurish, ku Maduro e priti si hero kombëtar dhe e emëroi ministër të Industrisë, post të cilin e mbajti deri muajin e kaluar.