Një tjetër skandal ka përfshirë rrjetin e supermarketeve Big Market, në pronësi të Vullnet Sianaj. Një qytetar ka denoncuar se ka blerë çokollata për fëmijën e tij, të cilat rezultuan të skaduara, ndonëse ekspozoheshin normalisht në raftet e dyqanit.
Sipas denoncimit, menjëherë pas blerjes, fëmija ka konsumuar produktin pa e ditur se ishte jashtë afatit të përdorimit, duke e kthyer një blerje të zakonshme në një rrezik serioz për shëndetin.

JOQ raporton se qytetari është rikthyer në dyqan dhe më pas ka njoftuar policinë. Megjithatë, sipas tij, reagimi i institucioneve ka qenë zhgënjyes, pasi rasti është anashkaluar pa asnjë veprim konkret, sikur të bëhej fjalë për një problem pa rëndësi.
Rrjeti i marketeve Big Market është denoncuar edhe herë të tjera nga qytetarët për mospërputhje të çmimeve dhe për produkte të skaduara të ekspozuara në rafte.
/JOQ