“Qëllova me armë për të neutralizuar autorët”/ Polici, dëshmitar në atentatin e Lezhës

Kronike

Publikuar: 02/02/2026

“Qëllova me armë për të neutralizuar autorët”/ Polici, dëshmitar në atentatin e Lezhës

Oficeri i Policisë, i cili ndodhej brenda në berberhanen që u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e djeshme në Lezhë, ka dëshmuar në polici. Ai ka thënë se ndodhej aty rastësisht dhe se kur ka ndodhur sulmi, ka qëlluar me armë zjarri me qëllim për të neutralizuar autorët.

Ekspertët e policisë janë rikthyer sërish paraditen e kësaj të hëne në fshatin Rrilë të Lezhës, pranë biznesit ku ndodhi atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme.

Hetuesit po marrin gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes, të cilëve do t’iu bëhet ADN për të parë nëse kemi të bëjmë me një person tjetër të plagosur dhe identitetin e tij. Ndërkohë, nga të shtënat, 4 plumba kanë prekur dhe dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht personat që ndodheshen brenda kanë shpëtuar mrekullisht.

Ng angjarja mbeti i plagosur me 3 plumba 30-vjeçari Sokol Daci pronoar i berberhanës. Bashkë me të dyshohet të jetë plagosur edhe anëtari i fisit Nikulaj, i cili duket të ketë qenë shënjestra e sulmit. Ai gjendej brenda berberhanes, bashkë me një polic dhe persona të tjerë.

30-vjeçari Sokol Daci u dërgua në Spitalin e Traumës, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Sokol Daci nuk rezulton të ketë precedentë penalë apo të jetë një person problematik në zonë. Ai njihej gjithashtu edhe si berber Coli.