U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani/ Autorët ende të lirë

Aktualitet

Publikuar: 31/01/2026

U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani/ Autorët ende të lirë

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 45-vjeçariDenis Çumani, i cili u qëllua me armë zjarri në Shijak, nga dy kushërinjtë Dorian Ferra dhe Indrit Ferra.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, (27 janar), ku dy kushërinjtë Ferra i kanë shkuar në shtëpi Çumanit dhe pasi e kanë dhunuar fizikisht kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij, duke e lënë të plagosur.

Sipas raportimeve, shkak për ngjarjen është bërë një vajzë. Dyshohet se, Denis Çumani ka ngacmuar vajzën me të cilën dilte Dorian Ferra. Teksa ky i fundit ndodhej në lokal me vajzën, asaj i vinin vazhdimisht sms nga Denis Çumani dha ajo për të mos u konfliktuar djemtë i fshinte sms.

Pas insistimit se kush i shkruante të dashurës së tij, Dorian Ferra e mësoi se kush ishte personi që i shkruante. Merr si perforcim edhe kushëririn e tij, shtetasin Indrit Ferra dhe shkojnë te shtepia e Denis Çumanit dhe më pas e kanë qelluar me grushta dhe shkelma, teksa i kanë vënë pistoletën në kokë dhe me pas e kanë qëlluar me një plumb në brinjë.

Fillimisht Çumani është dërguar në spitalin e Durrësit dhe nga aty me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku raportohet se ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Ndërkohë prej ditës së martë, kushërinjtë Ferra janë shpallur në kërkim dhe Policia ende nuk ka njoftuar mbi lokalizimin apo arrestimin e tyre.