Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Artion Duka ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se Duka ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të DVP, për arsye familjare. Duka u emërua drejtor në Policinë e Dibrës në nëntor të vitit 2024.
Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Armir Gjikolaj.
Artion Duka ka qenë më herët Drejtor i Forcave Operacionale. Ai është akuzuar si i përfshirë çështjen e përgjimeve dhe pajisjes misterioze ‘Imsi Catcher’.
Në qershor të vitit 2016, Duka dhe një specialist tjetër u arrestuan me urdhër të Prokurorisë pasi akuzoheshin për përgjime të paligjshme me pajisjen “IMSI CATCHER” por u liruan shpejt si dhe u kthyen në detyrat që kishin.